Duke u sjellë mes pikturave të Picasso i vë veshin një profesori që u thotë studen- tëve që i rrinin përreth: ‘…një nga veço- ritë klasike të pikturave të themeluesit të kubizmit është se disa prej tyre thonë shumë dhe për periudhën…’ Fjalia, që natyrisht pati sqarime e shpjegime të mëtejshme, më ngeli në mend në këtë formë. Ndërsa vazhdoi të sillej e mbështillej në kokën ajo çfarë kisha dëgjuar në ekspozitë duke ju larguar kontekstit të atjeshëm u fiksua te një ide: “Si do të ishte tabloja e Shqipërisë së sotme? Ose, si do të ishin tablotë që do të thoshin diçka mbi të?” Cilat do të ishin ato që do të kishin si veçori dalluese ‘tregon periudhën’? Pak e mërzitur se nuk mund të shkarravis as një lule e nuk ia kam idenë se çfarë do të thoshte e gjithë kjo për një artist të kësaj fushe gjeta këshillim në atë që mund të bëj me fjalë, fjali e koncepte. Ju futa punës analitike për tablonë e Shqipërisë së sotme, një tablo në fjalë, me simbole, një përshkrim i shkurtër social e politik i aktuali- tetit. Gjashtë janë elementet kryesore të tablosë: kacavarje, dyzim, asfiksi, zhvlerësim, muzg, nxitim.
Kacavarje. Një shoqëri ngelur kacavar mes një të djeshmeje që nuk e lëshon e një të ardhmeje që nuk vjen kurrë. Në zemër të sistemeve që drejtojnë vendin qëndron mentaliteti i bajraktarit. Ai ka kohë që mban kostum alla franga, flet dhe gjuhë të huaja, sillet jashtë vendit e kopjon dhe ndonjë gjë andej, por në mendje bajraktar ngelet; klanor, patriarkal, otoritar, dogmatik, dikofob(frikë nga drejtësia), hipokrit e egoist. Nga ana tjetër vendi ka shumë individë, të cilët do të dinin të formonin e drejto- nin institucione që duhet t’i shërbejnë qytetarit anonim e kontribuojnë në mënjanimin e menta- litetit bajraktar. Nëse energjia e mendja e këtyre individëve e grupeve do të qëndronte në zemër të sistemit do të kapej e ardhmja, por meqë ato nuk kanë zëvendësuar dot mentalitetin e bajraktarit shoqëria ka ngel kacavar, e djeshmja nuk është dje, e ardhmja nuk vjen kurrë si rrjedhim e sotmja s’ka kuptim prandaj shoqëria rri ashtu kacavar në ajër, gjithkund e askund.
Dyzim. Pa pasur rëndësi mosha ose pozicioni, individi i kësaj shoqërie jeton këtë mëdyshje dhe në vetvete. Nga njëra anë e gjen të natyrshëm, të pranueshëm dhe të paevitueshëm konformizimin me mentalitetin patriarkal të “bajraktarizmit” nga ana tjetër e kritikon atë duke pasur mundësine intelektuale e kulturore për të kuptuar deficitet e tij. Në këtë formë disi si shpirtra në këtë tablo sillen individë të dyzuar. Njerëz që flasin “alla-franga” , po veprojnë “all-bajraktarça,” njerëz që kritikojnë ‘ba- jraktarin’ pastaj dalin krah përkrah me të pa e kup- tuar dhe ato vetë dyzimin në të cilën gjenden. Një dyzim që pas njëfarë kohe kthehet në pikëpyetje, pikëçuditëse e sjellje antagoniste të vazhdueshme. Ky individ i dyzuar është sa i përparuar aq dhe i prapambetur, sa mendje hapur aq dhe dyshues, sa i kuptueshëm aq dhe i vrazhdë.
Asfiksi. Në një artikull, i cili përfaqëson një nga të shumtët, ku autori/autorja kishte marrë përsipër të “analizonte” në mënyrë kritike një nga liderët kryesorë të vendit një vend të rëndësishëm në analizë zinin çorapet që vishte. Këto bashkë me shumë detaje të tjera s’kishin lidhje me profilin e ligjërimin politik ose ishin vendosur në mënyrë që të mos kishin asnjë kuptim veçse “goditjen” e personit kushedi se për çfarë mërie, qejf mbetje apo mungesë simpatie personale që në kushte normale është e parëndësishme për publikun. Analiza e çorapeve e vendosur në një kontekst frojdian mund të thuhet se ka më shumë lidhje me atë që i vëren e i kthen ato në element bazë të analizës politike e sociale sesa me atë që i ka veshur. Kjo lloj analize ‘çora- pesh’ është suksesi i tentativave të vazhdueshme që kryebajraktari i veshur me kostum alla-franga ‘Maliqi’ dhe kori i tij i bëjnë trurit tonë. Duan ta detyrojnë atë që t’i nënshtrohet analizës politike të rëndomtë që merret me çorape apo pantallona, shëtitje apo pushime, fëmijë apo të dashur, nëna e baballarë, shoqe e motra, armiq e tradhtarë, spiunë e gjakatarë, komplote e fitimtarë. Koncepte që sundojnë mentalitetin bajraktar e që të bëjnë të harrosh se shoqëria, grupet, individët, vendi janë përtej kësaj mënyre asfiksive të menduari. Me deklaratat, shprehjet e reagimet e tyre banale Maliqi&Kori (në artikullin zgjedhje të parakohshme? Eduart Zaloshnja e përdorte si Berisha&Copmany) na shtrëngojnë pas koke si e si të na asfiksojnë trurin me ‘çështje’ çorapesh. Ditë e natë e natë e ditë e shtrëngojnë atë çorap pas kokave tona, pa e çarë kokën se me mijëra e kanë kuptuar e deklaruar prej kohësh që Maliqi&Kori është në mesin e një operacioni të një asfiksimi total të vendit.
Zhvlerësim. I pari dhe më i rrezikshmi është zhvlerësimi i sistemit të arsimit. Duke mos pasur seriozitetin e duke qenë vazhdimisht të zënë me “çështjen e çorapeve” nuk arrihen të prodhohen politika e strategji arsimore afatmesme e afatgjata të mirëstudiuara e profesionale. Nuk i hapet rrugë formimit apo forcimit të institucioneve shkencore të mirëfillta, grupeve akademike të shkallëve të ndryshme secili me statuse të mirëpërkufizuara, institucioneve e zyrave efektive të drejtimit e mbështetjes së bashkëpunimeve nacionale, rajona- le e ndërkombëtare. Drejtimi në mënyrë asfiksive i gjithë dinamikave të vendit ka krijuar një sistem arsimi që në vend që të nxjerrë në pah vlerat e atyre që operojnë në të i ndrydh ato duke i bërë pjesë e një sistemi pa brendësi e formë që nuk ka prioritet vlerën, por letrën. Fasadën prapa të cilës nuk ka boshllëk pavarësisht nga talenti i shumë atyre që detyrimisht i ka vendosur pas saj. Zhvlerësimi i arsimit është një nga sistemet të cilat parti-shteti ka marrë përsipër t’i zhvlerësojë. Opinionin publik e ka zhvlerësuar totalisht derisa e bëri “çështje çora- pesh”. Ekonominë e ktheu në prodhuese mitingjesh e derisa u ter. Imazhin e vendit e ka “vlerësuar” duke ua lënë “shakave” të Berluskonit që natyrisht bëjnë të qeshë vetëm Maliqin&Ko. Dhe, zhvlerësimi final qe ai i shtetit në tërësi. Duke mohuar se mosprania e opozitës në Kuvend e dalja e saj në rrugë është e rëndësishme Maliqi&Kori injoruan Presidentin, pjesën dërrmuese të qytetarëve të vendit, Kuvendin e Kushtetutën. U desh një ndërhyrje e gjithanshme ndërkombëtare që Kryeministrit e shumë autori- teteve të vendit që përbëjnë korin e tij t’i tregohej se një vend demokratik ka President, ka opozitë e duhet të ketë parlament funksional që do të thotë përfshirje e opozitës me bindje e marrëveshje jo me dhunë. Ndërkombëtarët, natyrisht që i bënë një të mirë të madhe vendit, por duke u detyruar të imponoheshin për dialog kur parti-shteti bër- tiste se ‘nuk çaj kokën për opozitën bile u heq dhe mandatet’ Maliqi&Kori i hapën rrugë zhvlerësimit të të gjithë shtetit shqiptar.
Muzg. Si mund të quhet ndryshe gjendja e një vendi që falë “performancës dinjitoze” të Maliqi&Kori është gati të bëhet tregu i mbeturinave të Europës dhe një vend që jeton si “protektorat.” Protektorat ose siç e quante Monika Shoshori Stafa në shkrimin e saj “Përsëri Arbitrazh.” Si mund të quhet ndryshe gjendja e një vendi ku qeveria nuk pranon se ka President e duhet të vinë të ia shpje- gojnë nga jashtë ose ku mendohet se karrigia në Kuvend ka më vlerë se vota e popullit që e krijon atë? Si mund të quhet ndryshe drita që bie në një vend ku një forcë e bashkuar ndërkombëtare duhet te rrijë në gatishmëri në vend përndryshe Kryeministri mund të veprojë pas asnjë respekt për asnjë institu- cion? Pse duhet të besojmë se do respektojë gjykatat kur në fakt kishte vendosur të mos respektonte dhe Presidentin? A do të ulej në atë tavolinë që i kërkohej me muaj, po nuk e çoi aty forca ndërkombëtare? Po çfarë i ngel një shteti kur institucionet nuk njohin e respektojnë njëra-tjetrën? Çfarë i ngel kur nëse ka mundësi të dërgojë ca para çdo lider mund të tallet si të dojë me shtetasit e atij vendi? Çfarë i ngel shtetit kur një forcë e bashkuar ndërkombëtare është në një ‘mision paqeje’ në një vend që normalisht nuk ka luftë. Kjo është të flijosh vetveten, duke dashur të të shpëtojnë të tjerët. Kjo është venitja e dritës në mes të ditës dhe rënia e një muzgu të pakëndshëm në një vend i cili me insistim djeg të gjitha asetet e veta.
Nxitim. Ka disa javë që pikërisht me ndërhyrjen ndërkombëtare që vendi nxiton drejt diçkaje. Në një tablo ku ka kacavarje, dyzim, zhvlerësim, asfiksim e muzg shumë e vështirë të kuptosh ku do përfundojë nxitim. Hapja e kutive është e domosdoshme do të sillte një dritë ndryshe një pamje ku ka frymëmarrje. Do të ishte themelore për ndryshim e tablosë në tërësinë e saj. A ecën ky nxitim drejt hapjes së tyre? Nuk mund ta dish në këtë tablo… Pse mund të lejojë hapjen e tyre një pushtet që hap pas hapi po asfik- son vendin? Cili është kombinacioni i interesave të grupit të ngushtë që mund të çonte në një të mirë më të gjerë? Nuk dihet, por diçka nxiton… Zgjedhjet e parakohshme nëse nuk do të menaxhoheshin nga të njëjtët persona e nëse nuk do të lejohej qeveria të merrte përsipër suksese ndërkombëtare fiktive siç do të tentonte të bënte, patjetër që do të sillnin një ndryshim radikal në frymën e tablosë. Ndër- kohë, pse do të lejonin zgjedhje të ardhshme krejt të lira Maliqi&Kori që nuk fituan dot as zgjedhjet e shkuara? Nga ana tjetër, pse duhet të bëjnë diçka që sjell përmirësim ndërsa ato janë të fituar nga gjendja asfiksive e vendit? Nxitohet për diku… Në këtë tablo vështirë të kuptosh se për ku.
Sikur ky nxitim të kishte një fund që bën të fituar Shqipërinë! Mundësia duket e vakët, por jo e paqenë… Gjithsesi, derisa nxitohet, përfundimin e nxitimit do ta kup- tojmë shpejt. Sigurisht, shumë më shpejt do të dimë këtë përfundim sesa tablonë pasuese të shoqërisë shqiptare. Ajo e momentit aktual kishte gjashtë ele- mente; kacavarje, dyzim, asfiksi, zhvlerësim, muzg e nxitim. Të gjithë këta përbërës që mbarsin shumë shqetësime e pak shpresë, prandaj dhe tabloja është me pak dritë e ‘plot hije’…