Edhe ai ishte mësues, Migjeni.
Falma Fshazi, Paris 7.03.2011
Në arshivin qendror shqiptar, fondi i Ministrisë së Arsimit, ështe nje dosje e vitit 1935. Objekti kryesor i saj është Lutje e Milosh Nikolles mësues në katundin Vrakë dërguar “Minstris S’Arsimit” për dhënien e lejes dymujore për t’u kuruar jashtë shtetit. Inspektori i arsimit të Shkodrës i shkruan “më 13.IV.1935 Minstrit t’Arsimit” edhe ai një Shkodran me shumë të përbashkëta me Migjenin, Mirash Ivanajt: “…ai (Migjeni) kërkon leje për sëmundje në mushkni dhe se ai asht aq i sëmurë e aq i dobët sa na asht dasht me i dhanë leje provizor prej datës 8.IV.1935.” Në faqen dy kërkesa ripërsëritet tashmë 2 muaj më vonë: “Mintris s’Arsimit Seksjonit t’Arsimit Filluer. Millosh Nikolla kërkon leje për 2 muaj se asht i smuet. Shkodër 10.VI.1935.” Në faqen 5’së marrim njoftimin: “Shkodër 3.5.1935, Kasëm Gera zevëndëson Millosh Gjergj Nikollën.”
Fshazi, Paris 7.03.2011
Mësuesi i devotshëm ai që përjetësoi vuatjen e studentave të tij në vargje e na la nxënësin e thjeshtë në thellësinë shpirtit përjetësisht me “këpucët e Lulit të vocërr që e hanin mësuesin”, titani i letërsisë europiane të periudhës Millosh Gjergj Nikolla ka një bust të fshehur fort diku para teatrit që mban emrin e tij në Shkodër. E kanë fshehur mësuesin, e kanë fshehur poetin, e mbajnë larg. Natyrshëm devotshmëria, pastërtia, ndjenja e përgjegjesisë, kultura e gjuha e tij vrasin fort, pushtetin e pushtetaret e papërgjegjëshëm, të paditur, gënjeshtare e kulturë vrasës. Natyrshëm duhet të fshihet, harrohet, menanjohet Migjeni siç gjithë mësuesat si ai do të ishin te padashur në pushtetin militant që nxjerr mësues me zor në mitingje. Me pushtetin që dhe grupet e ndërrmarrje studentore do ti kthejë ne ndërrmarje favoresh partie e në shërbim të pushtetit me urdhëra të dhënë nën dorë. Pushtetit fund e krye militant në asnjë menyrë nuk i duhet mëndja e fjalë, por tani më shumë se kurrë bindja e verbër e servilizmi pa kufi.
Fshazi, Paris 7.03.2011
Gjithsesi, zor se kane për ti gjetur këto ne vazhdimsi e vazhduar kështu në pushtet në vendin ku mësues ishte Gjergj Fishta, Millosh Gjergj Nikolla, Mirash Ivanaj, Salo Halili, Aleksandër Xhuvani, etj. etj. etj. GEZUAR 7 MARSIN. ÇDO DITE QOFTE DITA E MESUESVE.
7 Mars 2011, Paris 13°.