Në një qytet shumë europian, në Paris, më konkretisht, po lexoja një gazetë europiane, Le Monde, saktësisht, numrat fundjavor, ndryshe të zgjeruar, të së cilës i lë mënjanë për t’i lexuar kur kam kohë, por kurrsesi lënë pa lexuar. Ndërsa sytë i kisha tek Le Monde i të shtunës 1 Dhjetor e veshët tek një edicion shqiptar lajmesh të ditëve të fundit, u krijua rishtaz një hapsirë dialogu mes Europës dhe pushtetit shqiptar, meqë në atë moment, në lajme, si përherë në fakt, flistekryeministri: “Tre ligje… Po t’i votonit… Unë e mbyll këtë ekpoze me thirrjen time ti votojë…”
Europiania Le Monde: “Qytetet ëndërrojnë të jenë unike… qytetet duhet të konkurojnë në gjenialitet…Në kontekstine hiper-konkurencës në shkallë europiane e botërore, qytetet nuk mund të mjaftohen me bukuri pamore. Ata duhet “të flasin”: të rikrijohen, të ndërtojnë në mijëra pjesëza një identitet personal, që t’i shpëtojnë uniformizimit.”
Kryeministri i Shqipërisë insistonte: “Se mesazhi që … ishte qartësisht negativ, ku ju s’votoni për vendin tuj pse do votojmë ne per ju…”
Europiania vazhdonte: “Çështja është të ruash origjinalitetin duke qënë vazhdimisht në dukje, e duke u bërë kështu i preferuari i investitorëve, por dhe i qytetarëve të ardhshëm dhe veçanërisht pjesës më të kërkuar ndër to, ‘klasës kreative,’ sipas shprehjes së gjeografit amerikan Richard Florida, ndryshe thënë popullsisë urbane, të lëvizshme, të kualifikuar dhe të ndërlidhur…Por objektet e mira arkitekturale nuk mjaftojnë. Ose, në fakt, ‘radhitja e tyre’ nuk e bën qytetin. …Një ikonë, po për cilin qytet përreth? …Qyteti europian i shekullit të XXI duhet të rimendohet… Si në Europën e shekujve XV dhe XVI, është në qytete që do të krijohet civilizimi i shekullit të XXI.”
Shqiptari kryeministër s’ndryshonte refren: “Dëmin e ka bërë… dhe dami është i pariparushëm… Duhet ti njoftojmë shqiptarët…”
Në Europë vazhdonin:“Eshtë shkenca që rinovon, fabrikon, transformon. Ajo ka qënë dhe do të jetë motori i vërtetë i zhvillimit teknologjik, siç ajo zgjon në të njëjtën kohë shpresa e dyshime të mëdha…”
Kryepushtetari vendosmërisht: “Është kalkulim i gabuar nqoftse vazhdon të besosh…”
Europa qetësisht: “Ajo e ka veshin tek shqetesimet e shoqërisë e përpiqet t’i përgjigjet atyre. Eshtë ky dimension që siguron vazhdimsinë dhe pranueshmërinë e dy të tjerave, veçanërisht atë të progresit teknologjik… Anketime të opinionit publik natregojnë se ndër shqetësimet kryesore të bashkqytetarëve tanë, cilësia e ambjentit dhe efekti i tij mbi shëndetin figurojnë përherë në radhët e para.”
Nuk tërhiqej kryqeveritari: “Por mosvotimi do të jetë një faturë shumë shumë e rëndë mbi ata që përdorin pushtetin e qytetarëve për t’i bllokur ato…”
Europiania në rrjedhën e vet: “Eshtë e qartë që, në kundërshtim me ç’mund të kemi menduar, principi i parandalimit është një sfidë shkencore që kërkon kreativitet, inovacion, kërkime rigoroze dhe më të mirët. Vendi ynë duhet të kontribuojë në këtë… me një vizion të integruar dhe multidimensional.”
Por kryeqeveritari shqiptar s’i ndahej: “Për dëmin e madh që i bëre vendit…” akuzonte, ndërsa unë i bëra pauzë videos dhe vazhdova të lexoja mbi negociatat e qeverisë franceze me sindikatat. Po dialogu vazhdoi mes Europës që lexoja e Shqipërisë që më vinte në vesh, se zëri, paksi i çjerrur si në vazhdimsi i kryeministrit, që mirë është në fakt me aq sa flet, e kish gërryer tashmë shqisën time të dëgjimit e zërat rridhnin eko që aty: “Bijtë e socialistëve…”
Gati e shkunda kokën për të hequr nga veshët zërat, në fakt të zakonshëm të sharjeve e fyrje ndaj atyre që quan komunistë e socialistë, një ish-komunist e ish-sekretar partie, ndërsa sytë më kapën një foto të madhe të zëdhënëses së qeverisë franceze njëkohësisht ministre e të drejtave të femrës, 30 e pak vjeçares NajautVallaud Belkacem. Thellësisht e thjeshtë, ajo dukej e zhytur në punën e përgjegjësitë e veta, siç dhe intervista që fillova të lexoj:
“Sfidat që kemi përpara… Kemi ministre feministe shumë të përkushtuara… Unë mund të them se jam feministe, që do të thotë barazi gjinore jo një gjini kundër tjetrës…”
Ndërkohë ekoja ndërhynte, këtë radhë në zërin e zëdhënëses e ministres shqiptare që “flet drejtëpërdrejtë me Europën”:
“Stuhia histerike e zotit Rama dhe shpurës së tij… Zoti Rama derdh lot këto ditë… Zoti Rama dhe suita e tij mediatike bëhen qesharakë…”
Kurse Europiania thoshte:
“Sot akoma ne vazhdojmë të kemi hapësira të ngushtuara për vajzat e reja. Ato kanë rezultate më të mira se djemtë në shkolla, por gjithsesi, gjysma e femrave aktive janë në 12 familje ndër 87. Pas luftës së dytë botërore diskriminimet janë hequr nga ligjet. Në vitet 70’të, janë dhënë të drejta specifike si kontracepsioni. Tani jemi në një fazë të tretë. Për të arritur barazinë duhet punuar me mentalitetet.”
Përsëri me bindje ndërhynte qeveritarja shqiptare që zërin e Shqipërisë ja sillte kështu Europës:
“Këta mjeranë besojnë se shqiptarët do të mashtrohen nga histeria, trillimet e paskrupullta dhe banale të tyre…”
Lexoja në Europë nga Ministria Europiane:
“Në Francë, është ngritur një grup parlamentar pune. Të gjithë bashkë antarët do të bëjnë një tur të Francës për të takuar shoqata, banorë… për të dhënë e marrë që të vëmë në jetë politikën më të mirë të mundur…”
Po zëri ngrihej dhe me lart: “Qeveria u rikujton shqiptarëve se janë neo-bllokmenët…”
Më në fund vura duart tek veshët me instinktin që të mbyll zërin i cili në fakt vinte brenda kokës se s’kisha nevojë t’a dëgjoja dihej, dihet, cila është gjuha, anti-gjuha në fakt, e pushtetit. Një (anti)gjuhë që si në këtë rast, hyn si zhurmues në Europë, një zhurmues i çjerrë i cili flet me ligjëratat e tonalitetin e diktaturës. Si ndërhyrja në mes të Parisit, në mes të problematikës e gjuhës europiane të Le Mondite zërit të kryeministrit dhe ekos së gjuhërrufeve të folëses, po ashtu vjen si zhurmues zëri i pushtetit në Europë; një zhurmë si zgjëndërr, një llomotitje pafund, në rastin më të mirë qesharake, në me të keqin neveritëse.
“Votoni ligjet,” a “Lini të lirë votën,” s’dihet cilën i kanë thënë saktësisht përfaqësuesit e vendeve të BE’së kryeministrit, po një gjë është e qartë, kanë dashur t’a heqin qafe sa më shpejt atëzë si radio e prishur të diktaturës që njeh veç armiq, që flet veç për pengues, që bën punë minimale e llafollogji maksimale. Në fakt, nuk dollogariteshinligjeçik më çikë, nëse qeveria s’do të qe kaq antipatike, që do të thotë pa lidhje me qasjen e Europiane ndaj qeverisjes, larg mënyrës së trajtimit të problematikave, rreze drite larg perspektivave të zhvillimit e sfidave të së ardhmes që debatohen sot në Europë, larg gjuhës më minimale e formale politike, larg qëndrimeve llogjike, të përgjegjëshme të çdo qeversjeje sadopak normale. Kur kësaj antipatie i shtohet dhe korrupsioni, një për një qeveritarëte të afërm të tyre të zhytur deri në fyt, at’herë s’ndihmojnë dot më as shqiptarët e përkushtuar në vend e shqiptarët e suksesshëm jashtë që na bënë të besueshëm për liberalizimin e vizave.
Europa nuk është homogjene, BE’ja nuk ka pse mitizohet, por në gjithë ngyrat, problematikat e format e ligjërimeve të saj pushteti shqiptar ndërhyn si një zhurmës i mbrapshtë që nuk di të flasë, lëre pastaj të thotë diçka me kuptim për ta. Me këtë zhurmaxhi, mirë që s’morëm statusin e vendit kandidat në BE, po as vetveten nuk e dëgjojmë dot. Me ndarjen prej tij,Shqipëria, rajoni e padyshim dhe BE’ja vetë, do çlirohen nga një dhimbje koke pafund e në vend do të kemi mundësi më në fund, të reflektojmë, flasim, dialogojmë, debatojmë, status të marrim e përtej tij të shkojmë…
Deklarata e z. Berisha, 10.12.2012
Deklarata e znj. Bregu, 12.08.2012
Le Monde, 1.12.2012, f.7(Culture&Ide), f.8(Science&Tecno), f.8(France), f.10(Politique)