{"id":114,"date":"2010-04-14T16:46:00","date_gmt":"2010-04-14T15:46:00","guid":{"rendered":"http:\/\/www.falmafshazi.com\/sites\/falmafshazi\/wp\/?p=114"},"modified":"2017-02-06T17:27:55","modified_gmt":"2017-02-06T16:27:55","slug":"rendesia-politike-e-rinovimit-dhe-eko-kultura-falma-fshazi-14042010-shqip","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/falmafshazi.com\/?p=114","title":{"rendered":"R\u00ebnd\u00ebsia politike e rinovimit dhe eko-kultura -Falma Fshazi-14\/04\/2010-Shqip"},"content":{"rendered":"<p>Mund\u00ebsia t\u00eb ndjek nga af\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Franc\u00eb m\u00eb ndihmoi t\u00eb v\u00ebzhgoja e analizoja n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb majt\u00ebn europiane dhe mendimin e majt\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. N\u00ebse v\u00ebrejm\u00eb nga af\u00ebr tendencat n\u00eb Franc\u00eb, duket qart\u00eb se n\u00eb mendimin e majt\u00eb po integrohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb linjat ambientaliste. Ndjesia e p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb kushteve t\u00eb jetes\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht nga shfryt\u00ebzimi i pakujdessh\u00ebm i ambientit, b\u00ebri q\u00eb shum\u00eb votues t\u00eb reagojn\u00eb pozitivisht ndaj programeve politike me prioritete ekologjike.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet ekologjike dhe rritja e ndjeshm\u00ebris\u00eb politike t\u00eb shtetasve ndaj tyre ka vite q\u00eb ka nj\u00eb grafik n\u00eb rritje n\u00eb Europ\u00eb. Duke qen\u00eb se jemi n\u00eb nj\u00eb stad t\u00eb zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, kur ambienti \u00ebsht\u00eb i rrezikuar seriozisht dhe vazhdimisht, k\u00ebto ndjeshm\u00ebri nuk do t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb ulje, por rritje konstante. P\u00ebrve\u00e7 asaj reale, r\u00ebnd\u00ebsia politike e faktorit ambient sa vjen e b\u00ebhet m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb mund t\u2019i quajm\u00eb post-ideologjike. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr periudha kur krah\u00ebt ideologjik\u00eb klasik\u00eb, t\u00eb djatht\u00eb e t\u00eb majt\u00eb, kan\u00eb kuptime mjaft t\u00eb ndryshme e shum\u00eb ndarje t\u00eb m\u00ebparshme nuk vlejn\u00eb m\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt do t\u00eb ket\u00eb element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00ebn mes grupimeve e krah\u00ebve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebto elemente, nd\u00ebrsa e djathta ka n\u00eb dor\u00eb konsumimin, nacionalizmin, konservatorizmin, e majta ka ambientin, multikulturalizmin dhe rinovimin. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb djatht\u00eb q\u00eb mbron industrializmin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pasurimit t\u00eb disave, duke theksuar hendeqet mes grupeve social\u00eb, ekonomik\u00eb e kulturor\u00eb, duke i legjitimuar ato. Nj\u00eb t\u00eb djatht\u00eb ku grupet me lidhje t\u00eb pandryshuara n\u00eb vite (tradicionale) jan\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb pushtet dhe p\u00ebrdorin t\u00eb ren\u00eb vet\u00ebm si kozmetik\u00eb p\u00ebr t\u00eb maskuar t\u00eb vjetr\u00ebn. Nga ana tjet\u00ebr kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb t\u00eb majt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur ndaj ndryshimit, t\u00eb res\u00eb, nuk sakrifikon ambientin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb industrializimit dhe ruan balancat mes grupeve.<\/p>\n<p>K\u00ebto dallime jan\u00eb dhe po b\u00ebhen \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ndarja sa teorike aq dhe praktike mes s\u00eb majt\u00ebs dhe s\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse gjith\u00eb element\u00ebt e lartp\u00ebrmendur t\u00eb majt\u00eb do t\u00eb bashkoheshin n\u00eb nj\u00eb koncept me efekte konkrete praktike, ai do t\u00eb ishte eko-kultura. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb teori e praktik\u00eb q\u00eb sh\u00ebrben n\u00eb afrimin e t\u00eb ndryshmeve, n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn e tyre, n\u00eb bashk\u00ebpunimin q\u00eb nuk lejon t\u00eb dizavantazhohet apo subordinohet shtetasi dhe t\u00eb preket ambienti i tij n\u00eb favor t\u00eb kujtdo individi apo grupi q\u00eb mendon se ka lindur me apo ka fituar t\u00eb drejtat mbi t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\nAjo tregon nj\u00eb kultur\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e frym\u00ebzuar nga natyra, duke p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb gjitha n\u00eb harmoni me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Harmoni e cila n\u00ebnvizon tre fjal\u00eb ky\u00e7e; respekt, detaj, p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Respekti p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb e p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Kujdesi p\u00ebr detajet dhe bindja q\u00eb \u00e7do gj\u00eb ka vler\u00eb, prandaj duhet t\u00eb ruhet. P\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb lind nga nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi se \u00e7do veprim\/aksion ka konsekuenca n\u00eb vazhdim\u00ebsi e p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00eb kultur\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kujdesi ndaj ambientit z\u00eb nj\u00eb vend kryesor. Ambienti vendoset si kriter i zhvillimit t\u00eb vendit dhe nuk mendohet nj\u00eb vend i zhvilluar pa nj\u00eb ambient t\u00eb mbrojtur.<\/p>\n<p>Eko-kultura promovon iden\u00eb q\u00eb ka vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e pa bashk\u00ebpunimin e t\u00eb gjith\u00ebve nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mir\u00ebqenia e vazhdueshme. P\u00ebr ta promovuar k\u00ebt\u00eb mentalitet duhet nj\u00eb bashk\u00ebpunim sa n\u00eb arsim, sa n\u00eb drejtim lokal, sa nj\u00eb angazhim qendror. Eko-kultura \u00ebsht\u00eb koncepti i nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb kushte krejt t\u00eb reja, si rrjedhim i gjeneratave t\u00eb reja. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept q\u00eb i p\u00ebrket s\u00eb majt\u00ebs s\u00eb reformuar. E majta shqiptare, pavar\u00ebsisht nga si u sulmua, adoptoi nj\u00eb linj\u00eb mendimi, t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Kjo linj\u00eb nuk doli plot\u00ebsisht e qart\u00eb. Vet\u00eb PS duhej t\u00eb insistonte n\u00eb shpjegimin e saj. Ndoshta duhej t\u00eb trajnoheshin shkurtimisht n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb linj\u00eb mendimi vet\u00eb njer\u00ebzit, q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e PS kudo n\u00eb qend\u00ebr apo rrethe. Gjithsesi, \u201cp\u00ebrtej s\u00eb majt\u00ebs dhe s\u00eb djatht\u00ebs\u201d q\u00eb kur u hodh si ide nga Giddens, b\u00ebnte fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb majt\u00eb q\u00eb ecte p\u00ebrtej komplekseve t\u00eb klasave, p\u00ebrtej shk\u00ebputjes nga pjes\u00ebt e m\u00ebdha t\u00eb popullsis\u00eb, p\u00ebrtej gjuh\u00ebs katastrofale apo revolucionare. Nj\u00eb e majt\u00eb q\u00eb nuk kishte kompleks biznesin apo biznesmen\u00ebt, por i sillte ato n\u00eb platforma sociale.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb nuk doli qart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri qe fakti se \u201cp\u00ebrtej s\u00eb majt\u00ebs dhe s\u00eb djatht\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e iniciativ\u00eb e majt\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb vendin e lindjes s\u00eb saj, k\u00ebto ide u aplikuan edhe nga t\u00eb djatht\u00ebt. Gjithsesi, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn nga ndrydhja konservatore dhe krijimi i diferencave fatale mes grupeve socio-ekonomike e kulturore. Ishte nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn tek e majta, e cila qe reformuar, duke qen\u00eb m\u00eb realiste, si rrjedhim duke u kthyer m\u00eb pran\u00eb shtetasit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim me \u201cp\u00ebrtej s\u00eb majt\u00ebs dhe s\u00eb djatht\u00ebs\u201d, qe e majta n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ajo q\u00eb tregoi t\u00eb kishte kuptuar se \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po krijoheshin grupe socio-kulturore-ekonomike t\u00eb papajtueshme me nj\u00ebra- tjetr\u00ebn. Dhe, se kjo papajtueshm\u00ebri do t\u00eb frenonte zhvillimin e shoq\u00ebrive.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i dal\u00eb para k\u00ebsaj, e majta vjen me ide edhe m\u00eb t\u00eb reja si\u00e7 \u00ebsht\u00eb eko-kultura. Prioritetet e eko-kultur\u00ebs nuk bazohen n\u00eb elemente propagande ambientaliste, q\u00eb n\u00eb disa raste p\u00ebrdoren t\u00eb krijojn\u00eb gjendje katastrofale q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr faktor\u00eb q\u00eb jan\u00eb sa global\u00eb, aq dhe lokal\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar mir\u00ebqenien si t\u00eb pandashme me ambientin q\u00eb na rrethon dhe p\u00ebr t\u00eb menduar ambientin si nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr harmoni sociale, ekonomike e kulturore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb, nj\u00eb nga aspektet praktik\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb eko-kultur\u00ebs \u00ebsht\u00eb decentralizimi dhe menaxhimi lokal i lokaliteteve. Mb\u00ebshtet iden\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb strategjive lokale t\u00eb zhvillimit. Vendosen prioritet e \u00e7do lokaliteti dhe n\u00eb kuadrin e strategjis\u00eb t\u00eb zhvillimit lokal mb\u00ebshteten sip\u00ebrmarrjet lokale.<\/p>\n<p>Kjo platform\u00eb angazhon shtetasin lokal n\u00eb ruajtjen e ambientit t\u00eb vet dhe parandalon d\u00ebmtimin e tij p\u00ebr interesa super grupesh lokale dhe qendrore. K\u00ebshtu zhvillohen prodhimet lokale, kulturat lokale, pun\u00ebsimi lokal dhe hapet rruga drejt pjes\u00ebmarrjes m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shtetasve lokal\u00eb n\u00eb qeverisjen e vet\u00eb vendit t\u00eb tyre. Shteti b\u00ebhet rregullator dhe garantues i k\u00ebtij sistemi, duke dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetjet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb lokalitetet. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb qendra ajo q\u00eb i krijon hap\u00ebsira nd\u00ebrrajonale e nd\u00ebrkomb\u00ebtare prodhimeve e iniciativave lokale. Adoptimi i element\u00ebve e ideve t\u00eb tilla do ta sillte sa teorikisht, aq dhe praktikisht m\u00eb af\u00ebr t\u00eb majt\u00ebn shqiptare me at\u00eb europiane. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr do ta b\u00ebnte at\u00eb t\u00eb ecte n\u00eb nj\u00eb hap me t\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm, sot, e majta shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sepse n\u00eb ambientin politik shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb krijuar akoma mund\u00ebsia e debatimit mbi ide e strategji zhvillimi. Ky anormalitet i ambientit politik, nuk ka aq lidhje me t\u00eb majt\u00ebn, sa me nj\u00eb pushtet q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg s\u00eb qenit europian, p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnkuptuar demokratik, konstruktiv e i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. N\u00eb qorrsokakun q\u00eb ky pushtet ka futur veten, po edhe gjith\u00eb vendin, duke detyruar rezistenc\u00ebn qytetare nuk ka se si t\u00eb dal\u00eb i fituar, nd\u00ebrsa b\u00ebn llogarit\u00eb e super grupeve. Opinioni ka nevoj\u00eb t\u00eb hedh\u00eb pas krah\u00ebve k\u00ebt\u00eb makth, i cili, si\u00e7 po tregon me sjelljet e veta qeveria, nuk do t\u00eb mbaroj\u00eb derisa ajo t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrim ose derisa t\u00eb ndryshohet krejt\u00ebsisht. N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7\u2019opsion tjet\u00ebr i ka l\u00ebn\u00eb vetvetes!<\/p>\n<p>Vet\u00eb opinioni shqiptar, \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, do t\u00eb insistoj\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga anormaliteti politik dhe si do q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet dalja, do t\u00eb k\u00ebrkohet rinovimi i diskursit, sjellja e ideve t\u00eb reja dhe q\u00ebndrimeve q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me shk\u00ebmbime batutash fyese apo p\u00ebrralla mbi jet\u00eb personale, mbi t\u00eb cilat ka st\u00ebrprovuar specializimin e vet pushteti aktual. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment do t\u00eb jet\u00eb e favorizuar e majta, p\u00ebr aq sa do t\u00eb tregoj\u00eb se p\u00ebrpos rezistenc\u00ebs ka dhe forc\u00eb krijuese, rinovuese, ka gjithnj\u00eb prurje t\u00eb reja, di t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara mendimet e veta dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb hap me shqet\u00ebsimet e shtetasve dhe zhvillimin e vendit n\u00eb nj\u00eb kontekst europian t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndryshe nga ai demagogjik i pushtetit t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<div class=\"blogger-post-footer\">#falma`s blog#<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mund\u00ebsia t\u00eb ndjek nga af\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Franc\u00eb m\u00eb ndihmoi&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":["post-114","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-albanian-press"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=114"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/114\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":739,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/114\/revisions\/739"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}