{"id":384,"date":"2012-10-21T13:04:11","date_gmt":"2012-10-21T12:04:11","guid":{"rendered":"http:\/\/www.falmafshazi.com\/?p=384"},"modified":"2017-02-08T13:48:05","modified_gmt":"2017-02-08T12:48:05","slug":"kur-politika-u-ribe-monopol-i-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/falmafshazi.com\/?p=384","title":{"rendered":"&#8220;KUR POLITIKA U (RI)B\u00cb MONOPOL I PUSHTETIT\u2026&#8221;"},"content":{"rendered":"<div class=\"td-post-author-name\">\n<div class=\"td-author-by\"><a href=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/2012\/10\/15\/kur-politika-u-ribe-monopol-i-pushtetit\/\"><span class=\"td-post-date\"><time class=\"entry-date updated td-module-date\" datetime=\"2012-10-15T09:00:05+00:00\">Gazeta Shqip, 15 Tetor 2012<\/time><\/span><\/a><\/div>\n<\/div>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e para her\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit b\u00ebjn\u00eb deklarata larg frym\u00ebs demokratike, n\u00eb shkelje t\u00eb shum\u00eb parimeve t\u00eb jet\u00ebs komunitare e n\u00eb fyerje t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, si\u00e7 ndodhi n\u00eb rastin e grev\u00ebs m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb uris\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e kryeqytetit shqiptar. Gjithsesi, ndoshta jo t\u00eb gjitha kan\u00eb nxjerr\u00eb kaq zbuluar logjik\u00ebn totalitare t\u00eb tij sa ajo me t\u00eb cilin vet\u00eb Kryeministri iu drejtua (n\u00eb distanc\u00eb) ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb n\u00eb momente dramatike p\u00ebr \u00e7do jet\u00eb njer\u00ebzore e ve\u00e7an\u00ebrisht tragjike p\u00ebr historin\u00eb kryelart\u00eb, por ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb dhimbshme t\u00eb tyre. Kryeministri, kryetar i nj\u00eb partie politike, i \u201czgjedhur\u201d si p\u00ebrfaq\u00ebsues politik i nj\u00eb vendi, individ dy her\u00eb Kryeminist\u00ebr i vendit e dy her\u00eb president, i cili ka shprehur d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i lart\u00eb politik edhe n\u00eb 2013-n e shum\u00eb gjat\u00eb m\u00eb pas, ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb u tha me kritik\u00eb se kishin k\u00ebrkesa politike e po i p\u00ebrdorte politika. Ky njeri q\u00eb jeton me politik\u00eb tash 22 vjet, e n\u00eb fakt s\u2019ka ekzistenc\u00eb tjet\u00ebr publike p\u00ebrve\u00e7 asaj politikes, deklaron se nuk mund t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb disa qytetar\u00eb e k\u00ebrkesat e tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb politizimit e lidhjeve t\u00eb supozuara politike!<\/p>\n<p>Aktivizmi politik \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mbron demokracin\u00eb dhe ai q\u00eb mbron demokracia, por n\u00eb logjik\u00ebn totalitare e n\u00ebn drejtimin e saj, politika kthehet n\u00eb monopol t\u00eb pushtetit. Ky \u00ebsht\u00eb monopoli n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha monopoleve q\u00eb kthejn\u00eb shtetin n\u00eb veg\u00ebl t\u00eb disave e vendin n\u00eb pron\u00eb t\u00eb po k\u00ebtyre. Kund\u00ebrshtia politike g\u00ebrryen baz\u00ebn e k\u00ebtij monopoli, prandaj b\u00ebhet dhe faji m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, meq\u00eb monopoli politik, q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera b\u00ebn shtetin nj\u00eb me partin\u00eb, me an\u00eb t\u00eb kontrollit t\u00eb shtetit p\u00ebrfshin dhe kultur\u00ebn, dhe ekonomin\u00eb, dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile, \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb kundrejt k\u00ebtij shteti \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb politike. Rropatja p\u00ebr t\u00eb shpjeguar a jan\u00eb politike, a ekonomike k\u00ebrkesat e ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb. Pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00eb fushe i p\u00ebrket e kush e thot\u00eb, \u00e7do kritik\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb, dh\u00ebnie z\u00eb e mang\u00ebsive, e nxjerrje n\u00eb drit\u00eb e problemeve, do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrher\u00eb politike.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb fyese t\u00eb debatosh politike a ekonomike, me iden\u00eb se nuk qenka e drejt\u00eb protesta qytetare n\u00eb \u00ebsht\u00eb politike, kur angazhimi politik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb drejtat themelore, kur lufta p\u00ebr liri e m\u00eb pastaj p\u00ebr mir\u00ebqenie \u00ebsht\u00eb fillimisht luft\u00eb politike, e kur ligj\u00ebrimi antipolitik \u00ebsht\u00eb pjella e vet\u00eb politik\u00ebs. \u00cbsht\u00eb dhe m\u00eb e turpshme t\u00eb b\u00ebsh problem politik\u00ebn kur flitet p\u00ebr t\u00eb burgosur politik\u00eb. Ky ligj\u00ebrim, p\u00ebrve\u00e7se legjitimon d\u00ebnimin e tyre p\u00ebr arsye politike, legjitimon dhe pushtetin q\u00eb si diktatura do t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll sjelljen politike t\u00eb \u00e7do qytetari, pushtetin q\u00eb vendos cila sjellje politike \u00ebsht\u00eb e \u201cduhura\u201d, e cila \u201ct\u00eb djeg\u201d. N\u00eb fakt deklarimi se \u201ckeni k\u00ebrkesa politike, s\u2019mund t\u2019ju marrim parasysh, p\u00ebrdoreni politikisht prandaj dhe g\u00ebnjeni\u201d ka si synim edhe opozit\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi pragzgjedhor p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb i shkon mendja t\u00eb jet\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb far\u00eb dakort\u00ebsie me opozit\u00ebn, qoft\u00eb kjo dhe thjesht logjike, p\u00ebr shkak t\u00eb nevojave qytetare. N\u00eb fakt, pushteti kish treguar se ata q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn thirrjes s\u00eb opozit\u00ebs edhe vriten, edhe shahen. Por tani ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ta shohin qart\u00ebsisht ku p\u00ebrfundon kritika publike p\u00ebr pushtetin. Sidomos kur k\u00ebsaj kritike i ka dh\u00ebn\u00eb z\u00eb edhe opozita, t\u00eb cil\u00ebs pushteti i ka gjetur nj\u00eb vler\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr logjik\u00ebn e vet, penguese e bllokuese. E \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr opozita q\u00eb b\u00ebn pun\u00ebn e vet p\u00ebr qasjen politike totalitare!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa opozita, n\u00eb rastin e ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, ka reaguar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze sa politikisht, sa n\u00eb aspektin njer\u00ebzor. Me k\u00ebt\u00eb reagim na ka dh\u00ebn\u00eb element\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb nj\u00eb ndryshimi me pushtetin n\u00eb qasje ndaj shoq\u00ebris\u00eb e logjik\u00eb politike. Duke mb\u00ebshtetur k\u00ebrkesat e ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, opozita po provon se n\u00eb fund t\u00eb fundit nuk kan\u00eb qen\u00eb pozicionet e ndryshme politike q\u00eb ndanin shqiptar\u00ebt mes grupeve me demek ideologjike. Por, ishte pushteti q\u00eb hidhte qytetar\u00ebt kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, duke krijuar armiq\u00ebsi, nga t\u00eb cilat p\u00ebrfitonte p\u00ebr t\u00eb legjitimuar veten. K\u00ebshtu opozita po flet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebtat e atyre q\u00eb kan\u00eb e pat\u00ebn kuraj\u00eb t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin e angazhohen duke bashkuar qytetar\u00ebt kur pushtetit i duhet t\u2019i ndaj\u00eb n\u00eb rrogoza armiq\u00ebsish t\u00eb m\u00ebdha. Sidomos me rastin e ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb opozita tregoi se nuk e ka nd\u00ebrgjegjen e g\u00ebrryer e ndjeshm\u00ebrin\u00eb e drunjt\u00eb para aksionit qytetar e vuajtjes njer\u00ebzore. Kur pushteti gjente dhe shpjegime kriminalistike p\u00ebr vet\u00ebflijimin e t\u00eb burgosurve politik\u00eb, PS-ja nd\u00ebrhyri q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb marrin mjekim. Mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb t\u00eb meta opozita, por ky ishte nj\u00eb aksion p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie qytetare, t\u00eb cil\u00ebn ve\u00e7an\u00ebrisht duke fyer grevist\u00ebt, qeveria (ri)v\u00ebrtetoi qartazi se nuk e ka. Dhe n\u00eb fakt, jemi n\u00eb pik\u00ebn kur nuk duhet t\u00eb anashkalojm\u00eb diferencat, pik\u00ebrisht se politika s\u2019\u00ebsht\u00eb monopol i askujt. Pik\u00ebrisht se ky pushtet duhet t\u00eb nd\u00ebrrohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor. E pik\u00ebrisht, sepse ky nd\u00ebrrim nuk k\u00ebrkon si\u00e7 ndodh p\u00ebrher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri z\u00ebvend\u00ebsim pushtetar\u00ebsh, por fitoren e qytetaris\u00eb demokratike q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb angazhim, insistim, shum\u00ebllojshm\u00ebri.<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline  td-rec-hide-on-m td-rec-hide-on-tp \"><\/div>\n<p>Politika si monopol i partis\u00eb-shtet i d\u00ebnoi shqiptar\u00ebt p\u00ebr dhjet\u00ebra vite duke i grabitur qytetarit vullnetin politik, nd\u00ebrsa mbijetes\u00ebn ia lidhi me mb\u00ebshtetjen q\u00eb i jepte k\u00ebtij monopoli politik. Kjo ishte nj\u00eb prekje e r\u00ebnd\u00eb e dinjitetit njer\u00ebzor q\u00eb s\u2019lejohej t\u00eb prodhonte alternativ\u00ebn e vet, por duhej t\u00eb ishte ose bashk\u00ebpun\u00ebtor, ose duartrokit\u00ebs, ose i paz\u00eb, ose thell\u00ebsisht teatral, p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, gjithsesi. Kjo ishte nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb e p\u00ebrpjekjes s\u00eb atyre q\u00eb luftuan p\u00ebr liri. Ky ishte nj\u00eb shp\u00ebrdorim i r\u00ebnd\u00eb i mundit t\u00eb atyre q\u00eb donin Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, m\u00eb t\u00eb begat\u00eb, m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Kjo ishte nj\u00eb vuajtje pafund, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ndahej artificialisht se pushtetit i duhej t\u00eb ruante politik\u00ebn si monopol, e baz\u00ebn e gjith\u00eb monopoleve t\u00eb tjera. As sot, 20 vjet pas atij pushteti, nuk kemi shp\u00ebtuar dot nga ato q\u00eb nuk din\u00eb ta shohin ndryshe politik\u00ebn ve\u00e7 si monopol t\u00eb pushtetit. As sot, pas 20 vjet ndarjeje me diktatur\u00ebn ne s\u2019kemi shp\u00ebtuar dot nga refleksi i naltsimit t\u00eb pushtetit. As sot pas 20 vjet\u00ebsh rropatjeje pluraliste ne s\u2019kemi shp\u00ebtuar nga komplekset politike e me politik\u00ebn. Gjithsesi, ka nj\u00eb gj\u00eb fort ndryshe sot. Njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, t\u00eb vrar\u00ebt e vet\u00ebflijuarit e kan\u00eb nxjerr\u00eb krejt lakuriq \u201cmbretin e politik\u00ebs\u201d, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fill t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb tij totalitare. E k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb sillet n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr 9 muajt n\u00eb vijim. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka\u2026 Nj\u00eb dhurat\u00eb e politik\u00ebs. Jo asaj monopol, por e politik\u00ebs qytetare t\u00eb popullit t\u00eb angazhuar e shpirtit opozitar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta Shqip, 15 Tetor 2012 Nuk \u00ebsht\u00eb e para her\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":["post-384","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-albanian-press"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/384","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=384"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/384\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":756,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/384\/revisions\/756"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=384"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=384"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=384"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}