{"id":387,"date":"2012-10-30T12:03:12","date_gmt":"2012-10-30T11:03:12","guid":{"rendered":"http:\/\/www.falmafshazi.com\/?p=387"},"modified":"2017-02-08T13:49:30","modified_gmt":"2017-02-08T12:49:30","slug":"mobutuizmi-dhe-opozitarizmi-qe-e-mund","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/falmafshazi.com\/?p=387","title":{"rendered":"MOBUTUIZMI DHE OPOZITARIZMI Q\u00cb E MUND\u2026"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/2012\/10\/29\/mobutuizmi-dhe-opozitarizmi-qe-e-mund\/\">Gazeta Shqip, 29 Tetor 2012<\/a><\/p>\n<p>Ishte pak muaj m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa lexoja librin e Barbara Kingsolver \u201cBibla e Pem\u00ebs Helmuese\u201d, q\u00eb v\u00ebreja me dhimbje se shum\u00eb aspekte t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Kongon e paskolonializmit belg ishin si n\u00eb vendin tim pak para fundit t\u00eb diktatur\u00ebs, gjat\u00eb viteve t\u00eb pluralizmit dhe sot. S\u2019ka nevoj\u00eb t\u00eb lexoni t\u00eb t\u00ebr\u00eb librin q\u00eb ta kuptoni k\u00ebt\u00eb, ndonj\u00eb pasazh do t\u00eb mjaftonte. Ja \u00e7\u2019thot\u00eb Leah Price Ngemba, nj\u00eb nga personazhet kryesore t\u00eb romanit, nd\u00ebrsa shpjegon jet\u00ebn e saj t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb Kongon e mes-viteve \u201860: \u201cLajmi m\u00eb i fundit nga Mobutu \u00ebsht\u00eb se ai po sjell dy boksor\u00eb amerikan\u00eb, Muhammad Ali dhe Geoge Foreman n\u00eb stadium, n\u00eb Kinshasa. Lajm\u00ebrimi ishte n\u00eb radio k\u00ebt\u00eb mbasdite. Un\u00eb e d\u00ebgjova pa v\u00ebm\u00ebndje, sepse at\u00eb ma kish t\u00ebrhequr drama q\u00eb po zhvillohej n\u00eb kuzhin\u00ebn ton\u00eb\u201d (f. 507). Romani m\u00eb i suksessh\u00ebm i autores amerikane Kingsolver flet ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jetes\u00ebs n\u00eb Kongon\/Zairen n\u00ebn Mobutun, vendin t\u00eb cilin Leah, amerikania e martuar me nj\u00eb vendas, e vler\u00ebson k\u00ebshtu: \u201cSi mund t\u00eb filloj t\u00eb shpjegoj kompleksitetin e jet\u00ebs k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb vend ku lidershipi p\u00ebrfaq\u00ebson standardin e korrupsionit absolut\u201d (f.511). Nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb thoshte asgj\u00eb tjet\u00ebr libri q\u00eb un\u00eb ta p\u00ebrngjaja me vendin tim, por ishte ve\u00e7an\u00ebrisht kur pash\u00eb mbr\u00ebmjen m\u00eb t\u00eb fundit gala ku parakalonte lidershipi pushtetar shqiptar q\u00eb m\u2019u duk sikur m\u2019u shfaq parasysh diktatori Kongolian Joseph Desir\u00e9 Mobutu, jet\u00ebn n\u00ebn t\u00eb cilin Kingsolver p\u00ebrve\u00e7se me mjesht\u00ebri letrare e sjell dhe me ndjeshm\u00ebrit\u00eb e nj\u00eb studiueseje.<\/p>\n<p>Mobutu jetonte n\u00eb vila luksoze e gjat\u00eb pushtetit b\u00ebri pasuri pafund, nd\u00ebrsa pjes\u00eb t\u00eb t\u00ebra t\u00eb popullat\u00ebs kalonin drama n\u00eb kuzhin\u00eb si ajo e Leah Price, e cila nuk dinte a do mund t\u00eb arrinte t\u00eb ushqente \u00e7do nat\u00eb kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e vet, se p\u00ebr vete qe m\u00ebsuar me urin\u00eb q\u00eb kur kish ardhur f\u00ebmij\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Kongos. Dhe Leah e rritur jetonte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb varf\u00ebri, sepse ajo nuk gjente dot pun\u00eb, meq\u00eb i shoqi ishte aktivist i opozit\u00ebs. Dhe dhjet\u00ebra familje jetonin n\u00eb skamje p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit t\u00eb korruptuar e nepotik, politikat publike t\u00eb t\u00eb cilit krijonin nj\u00eb zhvillim social t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me diferenca kolosale t\u00eb ardhurash e mund\u00ebsish mes grupeve shoq\u00ebrore. Imazhet e mir\u00ebqenies s\u00eb tij e familjes dhe grupeve pran\u00eb tyre Mobutu i servirte sikur t\u00eb ishin t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendit, nd\u00ebrsa miliona harxhoheshin p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb sportist\u00eb, artist\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm e p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb reklam\u00eb n\u00eb gjith\u00eb m\u00ebnyrat \u201cKongos q\u00eb po zhvillohet\u201d. I vet\u00ebdeklaruar nacionalist dhe antikomunist Mobutu drejtoi p\u00ebr shum\u00eb vite duke shtypur me gjithfar\u00eb m\u00ebnyrash opozit\u00ebn n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhej Republika Demokratike! e Kongos.<\/p>\n<p>Parakaluesit pushtetar\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmjen gala m\u2019u duk\u00ebn si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi Mobutute ku s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi sa p\u00ebrgjegj\u00ebsi ke n\u00eb skamjen qoft\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb qytetari, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme si paraqitesh n\u00eb darka gala para kamerave e para p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb vendeve t\u00eb tjera. Parakaluesit pushtetar\u00eb m\u2019u duk\u00ebn si nj\u00eb grup Mobututush q\u00eb ka koh\u00eb p\u00ebr arg\u00ebtime ultra mondane e ultra luksoze n\u00eb nj\u00eb vend ku priten krer\u00eb femrash, ku f\u00ebmij\u00ebt vdesin nga skamja, ku ka fshatra t\u00eb t\u00ebr\u00eb, po dhe rrethina qytetesh pa sh\u00ebrbime mjek\u00ebsore, ku ka hap\u00ebsira t\u00eb t\u00ebra rurale me mungesa shkollash, ku ka familje t\u00eb t\u00ebra t\u00eb ngujuara e vrasje p\u00ebr gjakmarrje, ku vet\u00eb pushteti i ka v\u00ebn\u00eb standard vetes t\u00eb b\u00ebj\u00eb rrug\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb ku s\u2019ka as rrug\u00eb, ku njer\u00ebz jan\u00eb vrar\u00eb se k\u00ebrkonin shanse t\u00eb barabarta, e ku disa qytetar\u00eb arrit\u00ebn deri aty sa t\u00eb djegin veten. Parakaluesit pushtetar\u00eb ishin padyshim nj\u00eb grup Mobutut p\u00ebrderisa me krenarin\u00eb (arroganc\u00ebn n\u00eb fakt) m\u00eb t\u00eb madhe dilnin e ridalin para qytetar\u00ebve, pa ia ndjer\u00eb far\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e pasurit\u00eb q\u00eb ato vet\u00eb e njer\u00ebzit e tyre i kan\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00ebve, njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb s\u2019duan l\u00ebmosh\u00eb e as i kan\u00eb zili parat\u00eb e pushtetin, por duan thjesht t\u00eb mos i vjedhin shanset.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb e madhja parti pushtetare PD-ja, \u00ebsht\u00eb e stilit Mobutu dhe p\u00ebr shkak t\u00eb kultit t\u00eb liderit, po k\u00ebt\u00eb ta l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb se kjo k\u00ebrkon nj\u00eb shkrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Gjithsesi, problemi m\u00eb i madh i pushtetit Mobutut \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb. Ky lloj pushteti \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb grupeve. Grupet e p\u00ebrfshira n\u00eb t\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfitime kaq t\u00eb m\u00ebdha sa \u00e7do gj\u00eb duan ta zgjidhin mes tyre pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb si pjes\u00ebmarr\u00ebs e p\u00ebrfitues qytetarin i cili, n\u00eb vend t\u00eb ket\u00eb pushtetin n\u00eb sh\u00ebrbim, b\u00ebhet sh\u00ebrb\u00ebtor i tij. N\u00eb k\u00ebto raste mund\u00ebsit\u00eb e pushtetit rriten aq sa dhe arroganca e pafytyr\u00ebsia e tij. Dhe shpresa rr\u00ebnohet, kur lidhjet mes grupeve, q\u00eb mund t\u2019i quajm\u00eb pa droj\u00eb kolonizatore vendase, b\u00ebhen aq t\u00eb pandashme sa s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi cili duket n\u00eb pushtet e cili opozit\u00eb, logjika \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb; \u201cndajm\u00eb vendin mesvedit\u201d. Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb thyer k\u00ebt\u00eb rreth vicioz: mobilizimi masiv i qytetar\u00ebve, jo p\u00ebr t\u00eb ndryshuar pushtet, por p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar, rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, e rilindur besimin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb forc\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar e p\u00ebrparuar shtetin. Ky lloj mobilizimi, me baz\u00eb shpres\u00ebn, ka programin si rrug\u00eb, strategjin\u00eb si udh\u00ebrr\u00ebfyes, por mbi t\u00eb gjitha ka qasjen, burimin e strategjis\u00eb e orientuesen e programit, q\u00eb b\u00ebn ndryshimin e thell\u00eb.<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline td-rec-hide-on-m td-rec-hide-on-tp \"><\/div>\n<p>E n\u00eb kuptimin e qasjes m\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje e dhan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht shpres\u00eb dy momente nga pjes\u00ebt e reflektuara n\u00eb media, t\u00eb fjalimit t\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kongresin e Gruas. E para ishte k\u00ebrkesa q\u00eb t\u00eb arrihej \u201cn\u00eb \u00e7do vesh e n\u00eb \u00e7do zem\u00ebr\u201d, dhe e dyta qe thirrja \u201cm\u00eb ndihmoni!\u201d. K\u00ebto jan\u00eb shprehi t\u00eb nj\u00eb qasjeje q\u00eb nuk e ka prej vitesh politika shqiptare. K\u00ebrkohet q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb arrihen individ\u00ebt n\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u2019i folur mendjes q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb shohin diferencat, t\u00eb angazhohen e angazhojn\u00eb. Por, i flitet zemr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb arritur ose ringjallur besimin n\u00eb ndryshim dhe marr\u00eb bekimin p\u00ebr ta drejtuar ndryshimin, rigjenerimin, rind\u00ebrtimin. Q\u00ebllimi i par\u00eb, ai t\u00eb shkuarit \u201cn\u00eb \u00e7do vesh\u201d flet p\u00ebr nj\u00eb angazhim t\u00eb madh, nj\u00eb moslimitim me votat q\u00eb opozita i ka e ato q\u00eb do mbrohen nga vjedhja. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr synimin drejt vot\u00ebs masive q\u00eb vjen si rrjedhoj\u00eb e shum\u00eb z\u00ebrave bashk\u00eb q\u00eb d\u00ebgjuan, kuptuan, kritikuan, transformuan programin e me vot\u00eb nderojn\u00eb e nd\u00ebshkojn\u00eb. Q\u00ebllimi i dyt\u00eb, ai i arritjes \u201cn\u00eb \u00e7do zem\u00ebr\u201d p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mision shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se zemrat e qytetar\u00ebve jan\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb vrara e zhg\u00ebnjyera prej pushtetar\u00ebve e opozitar\u00ebve n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Gjithsesi arritja e zemr\u00ebs qytetare p\u00ebrb\u00ebn rrug\u00ebn e vetme drejt shkundjes e shkuljes s\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb thella t\u00eb Mubutuve n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Ve\u00e7an\u00ebrisht sepse, n\u00ebse p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb PS-s\u00eb i thuhet shkoni \u201cn\u00eb \u00e7do zem\u00ebr\u201d, s\u2019ka rrug\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ato t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb me shum\u00eb zem\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb me shum\u00eb thjesht\u00ebsi e me shum\u00eb sinqeritet. Tentativa \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkohet tek qytetari me ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur se marrja p\u00ebrsip\u00ebr e drejtimit t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjes shoq\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb rruga e pushtetit, por sh\u00ebrbimit, nuk \u00ebsht\u00eb rruga e pozit\u00ebs, por e sakrific\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sepse nuk pranon p\u00ebrfaq\u00ebsues me shqet\u00ebsim postesh, q\u00eb ve\u00e7se do t\u00eb na zgjasnin kolonializimit ton\u00eb nga tan\u00ebt, por k\u00ebrkon p\u00ebrfaq\u00ebsues q\u00eb nuk i z\u00eb as \u201cmbr\u00ebmja gala\u201d e as vendi kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendin e t\u00eb gjith\u00ebve. E thirrja p\u00ebr t\u00eb shkuar \u201cn\u00eb \u00e7do zem\u00ebr\u201d merr nj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e shoq\u00ebruar me \u201cm\u00eb ndihmoni\u201d. \u201cM\u00eb ndihmoni\u201d vinte me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por mua m\u2019u duk fort e brisht\u00eb. E brisht\u00eb nga shqet\u00ebsimi q\u00eb shkon p\u00ebrtej marrjes s\u00eb pushtetit, por ka hallin e vendit, i cili pa nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nuk del dot nga bataku i korrupsionit total e hipokrizis\u00eb pa limit n\u00eb t\u00eb cilin na kalli ky pushtet, nga bataku i politikave t\u00eb gabuara t\u00eb cil\u00ebt na i dhuruan pushtetar\u00ebt n\u00eb vite, e me t\u00eb gjitha k\u00ebto bashk\u00eb nga bataku i pandjeshm\u00ebris\u00eb q\u00eb mbret\u00ebron n\u00eb Mobutuiz\u00ebm. Kjo k\u00ebrkes\u00eb ndihme i b\u00ebn dy misionet e para (n\u00eb \u00e7do vesh e n\u00eb \u00e7do zem\u00ebr) t\u00eb shum\u00ebfishta p\u00ebrderisa fillimisht i flitet ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve. Nd\u00ebrsa m\u00eb pas e p\u00ebrfundimisht i flitet ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb mos mbyllur mendjen e zemr\u00ebn, se nj\u00eb opozit\u00eb vjen e nj\u00eb tjet\u00ebr shkon, nj\u00eb pushtet vjen e nj\u00eb tjet\u00ebr shkon, ve\u00e7se t\u00eb nes\u00ebrme pa besim, t\u00eb ardhme pa bashkim, e mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrparim pa mir\u00ebkuptim, nuk ka.<\/p>\n<p>A do t\u00eb mbetet ky burim strategjie, orientim programi, si rrjedhim dhe strategjia e programit vet\u00eb thjesht ligj\u00ebrim? A do t\u00eb mbetet kjo qasje me nj\u00eb akt, at\u00eb t\u00eb formulimeve gjuh\u00ebsore? Shum\u00eb\u00e7ka varet nga sa do ta p\u00ebrkrahin, p\u00ebrhapin, tej\u00e7ojn\u00eb k\u00ebt\u00eb aktor\u00ebt n\u00eb PS e sa qytetar\u00ebt do t\u00eb duan e do t\u00eb mundin ta hapin zemr\u00ebn. Gjithsesi, me k\u00ebt\u00eb qasje kjo opozit\u00eb dha shk\u00ebndijat e nj\u00eb opozitarizmi q\u00eb nuk vet\u00ebkufizohet e nuk do t\u2019i dor\u00ebzohet rrug\u00ebs Mobutuiste t\u00eb marrjes s\u00eb pushtetit. Opozita tregoi se ka vizionin e di aksionin q\u00eb mund Mubutuizmin, si\u00e7 jeta e personazheve t\u00eb librit e tregon se mund t\u00eb b\u00ebhet, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb romanit na sillen si eko n\u00eb veshin e n\u00ebn\u00ebs fjal\u00ebt e vajz\u00ebs 5 vje\u00e7, motr\u00ebs s\u00eb Leah, q\u00eb u vra nga skamja n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Kongos: \u201cD\u00ebgjo. L\u00ebre pesh\u00ebn t\u00eb rr\u00ebshqas\u00eb nga supet dhe ec p\u00ebrpara. Ti ke frik\u00eb se do t\u00eb harrosh, por jo kurr\u00eb nuk do t\u00eb harrosh. Ti do t\u00eb fal\u00ebsh dhe do t\u00eb kujtosh. Mendo at\u00eb deg\u00ebz\u00ebn dredharake q\u00eb mbin nga ajo hap\u00ebsira ku dikur ishte zemra ime. Ajo \u00ebsht\u00eb e vetmja shenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ke nevoj\u00eb. Ec p\u00ebrpara. L\u00ebviz tej, drejt drit\u00ebs\u201d (f.614).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta Shqip, 29 Tetor 2012 Ishte pak muaj m\u00eb par\u00eb,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":["post-387","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-albanian-press"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=387"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":758,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/387\/revisions\/758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/falmafshazi.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}